Arijanet Muriqi ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Manchester City. Portierit kosovar mund t’i ofrohet një kontratë e re nga Pep Guardiola me shifra të majme.
Kjo vëmendje drejt tij vjen pas dëmtimit të portierit titullar Claudio Bravo. Muriqi ka treguar goxha pjekuri dhe është një portier i akademisë së “Qytetarëve”.
Ai ishte menduar për t’u huazuar tek NAC Breda-s, por mesa duket ai është kthyer në faktor të rëndësishëm për ekipin.








20 Dec 2025 





