INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Lanë lesht me Higuain, s’kanë as masa XXL për  ta veshur'', futbollistët e Milan “tallen” keq me Higuain

''Lanë lesht me Higuain, s’kanë as masa XXL për ta veshur'', futbollistët e Milan “tallen” keq me Higuain

Publikuar më: 20:56 24-01-2019

Gonzalo Higuain zyrtarizoi transferimin e tij drejt Chelsea. Kishte kohë që sulmuesi nuk ndihej mirë tek ekipi i Milan dhe kjo dukej edhe në dhomat e zhveshjes.

Në Londër, Higuain është ribashkuar me trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin u shapll edhe goleador i Seria A në kohën kur ishin tek Napoli.

Por, mesa duket shokët e ish-skuadrës nuk do ta lënë t’i shpëtojë kaq shpejt nga kunjat. Huaz Suso ka qenë i pari që ka lënë një koment tek fotoja në “Instagram” e Higuain.

Spanjolli, të cilit mesa duket ende nuk i ka kaluar inati i largimit të argjentinasit nga Milani, vendos të tallet me të dhe i shkruan: “Ato pantallonat nuk mund t’i merrje një numër më të madh?”.

Hoze Mauri, i thirrur në debat nga vetë Suso, e ngre edhe më tej nivelin e shpotisë: “Më duket se atje nuk kanë masë më të madhe sesa XXL”… Eh fillimet e reja janë gjithnjë të vështira.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996