INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Zgjidh deputetin tend”: Si do funksionojë nisma e demokratëve

Publikuar më: 20:00 06-02-2017

"Zgjidh deputetin tënd". Kjo është nisma më e re e Partisë Demokratike, nëpërmjet së cilët kërkohet që të zgjidhen kandidatët për deputetë më të pëlqyer nga qytetarët. Por cila është procedura për të përzgjedhur dhe mbështetur një emër? Nënkryetari i selisë blu Edmond Spaho jep detaje, në një intervistë ekskluzive për IN Tv.
Edmond Spaho:
“Qytetarët “marrin” në dorë listat për deputetët”
Por përse demokratët vendosen që të marrin mendimin e qytetarëve për kandiatët për deputet të zgjedhjeve te përgjithshme të 18 qershorit?
Qëllimi i kësaj procedurë është hapja e partisë theksoi numri dy i demokratëve, e kjo me një qëllim të vetëm demokratizimin e partisë.
Ndërkohë nisma të ngjashme kanë lajmëruar edhe subjektet e tjera politike. LIBRA e Ben Blushit ishte e para e tashmë edhe LSI kërkon mendimin e anëtarësisë për listat e kandidatëve për deputetë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037558078765869