INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Spektakël qiellor të Premten [Video]

Publikuar më: 17:01 06-02-2017

Këtë javë është koha të merrni dylbitë tuaja për të parë disa ngjarje mahnitëse astronomike, që do të ofrohen për shikuesit në mbarë botën. Të premten, një eklips hënor është parashikuar të shfaqet në tokë. Bëhet fjalë për atë që konsiderohet si fenomeni i “hënës dëborë” . Një hënë e plotë që ndodh në shkurt dhe që hedh një hije misterioze në të gjithë sipërfaqen e Hënës. Dhe vetëm disa orë më vonë, Comet 45P - e njohur gjithashtu si kometa e Vitit të Ri - do të jetë më pranë me Tokën. Eklipsi i Hënës do të ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna do të rreshtohen në të njëjtën vijë , me Tokën në mes. Kjo shtrirje bën që hija e Tokës të bjerë në Hënë, duke krijuar një eklips hënor. Kjo pamje fantastike mund të shihet nëse qielli është i lirë nga retë. Hëna do të kthehet në një hije të errët prej argjendi gjatë eklipsit. Në Evropë, Afrikë dhe Azi Perëndimore, ngjarja do të mund të shihet natën vonë, ndërsa për ata që janë në veri, në Amerikën Qendrore dhe Jugore, pamjet më të mira do të mund të shihen nga lindja. Së bashku me eklipsin hënor, Comet 45P do të bëjë qasjen e saj më të afërt në Tokë këtë fundjavë. Në faqen e saj, NASA ka thënë se: "Comet 45P bën qasjen e saj më të afërt me Tokën më 11 shkurt, kur do të jetë 0.08 njësi astronomike ose (7.4 milion milje ) larg nga Toka.

Article Logic
Execution time: 0.0019419193267822