INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Protesta vazhdon: Të dorëhiqet qeveria [VIDEO]

Publikuar më: 20:03 06-02-2017

Nuk ndalen rumunet. Protesta që ka nxjerrë në shesh mbi 500 mijë qytetarë vazhdon edhe pse qeveria premtoi të tërhiqet nga ligji i famshëm që mundëson amnisi për zyrrtarët e lartë të korruptuar, një pjesë e të cilëve janë ne burg. Po cila është historia e këtij shteti me demokraci të brishtë, dhe prej 25 vitesh në tranzicion? Vendi është në rrugën e ripërtëritjes.  Një hap para, dy hapas pas. Pastaj sërish dy hapa përpara, dhe një pas. Kështu vazhdon historia gjithë këto vite.

Protesta më e madhe antikorrupsion

Qeveria e majtë hoqi dorë nga dekreti që nxorri për të mbrojtur politikanët nga ndjekja penale për korrupsion. Por protestuesit janë të pakënaqur edhe me versionin e rishikuar që do të dërgohet në parlament. Thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Sorin Grindeanu po shtohen. Një turmë e madhe po qëndron prej 6 ditësh në sheshin Viktoria. Këto ditë Rumania po përballet me protesat më të mëdah që prej rënies së komunizmit në vitin 1989.  

Për çfarë protestohet?

I ashtëquajturi “dekreti i emergjencës” sjell dekriminalizimin e dhjetëra zyrtarëve e politikanëve të lartë të cilët kanë abuzuar me pushtetin.  Dekreti që u miratua fillimisht të martën ishte parashikuar të hynte në fuqi më 10 shkurt. Kur qeveria e re i bëri të ditura vendimet e marra me nxitim, gjithnjë e më shumë votues kuptuan se kishin rënë në grackë. Synimi për të zbatuar me kaq shpejtësi dekrete të tilla, zgjoi dyshimin tek shumë votues. Heshtja zemëroi dhe rriti protestën e shumë votuesve.
Ata kuptuan, se demokracia po mbytej, e ardhmja është në rrezik, dhe se pjesëmarrja e tyre është e paevitueshme. Me iniciative proteste, me sllogane dhe organizime të ndryshme ata dolen në rrugë megjithë të ftohtit. Numri i tyre rritet përditë. Pozicioni i qeverisë po dobësohet gjithnjë e më shumë. Ende ajo i qëndron vendimit të saj, e pretendon se demonstratat nxiten nga jashtë. Megjithatë kemi dorëheqjen e parë të ministrit të Tregtisë, Jianu, të argumentuar me mospajtimin etik.

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652