INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet ulën numrin e pushuesve, në qershor u anuluan turet

Zgjedhjet ulën numrin e pushuesve, në qershor u anuluan turet

Publikuar më: 14:46 18-07-2017

Shumë turesh turistësh kanë anuluar udhëtimet në Shqipëri. Shkak është bërë klima e pasigurisë që krijuan zgjedhjet e parlamentare të qershorit. Vetë Banka e Shqipërisë e konfirmon pasi vërejti që sektori i shërbimeve në tremujorin e dytë të vitit, gjeneroi më pak para. Edhe hotelet dhe restorantet kanë konfirmuar se kapacitetet e shfrytëzimit ranë në tremujorin e dytë të vitit me 8%. E kjo normë rezulton 4.8 përqind më poshtë mesatares historike të saj. Po tani që situata është normalizuar kanë nisur të vijnë më shumë turistë.

Article Logic
Execution time: 0.02307391166687