INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gara për PD, një kandidat tjetër i shtohet Bashës dhe Selamit

Gara për PD, një kandidat tjetër i shtohet Bashës dhe Selamit

Publikuar më: 15:22 30-06-2017

Pas Eduard Selamit është shfaqur një tjetër kandidaturë për kryetar të PD.  Ai është Astrit Sinanaj nga Fieri, anëtar i PD-së dhe simpatizant ka vendosur që të shpallë veten si kandidat për kreun e partisë. Ai e lajmëron vendimin nga FB.

Ja çfarë shkruan ai në Facebook:
Përshëndetje!
Unë anëtar i PDSH u ve në dijeni, se nga sot shpall kandidaturën time, për vendin e kryetarit. Shpresoj te jem i duhuri e të realizoj arritjen e qëllimit të lindjes së kësaj force politike.
Nese më besohet shërbimi i kryetarit nga anëtarësia, zotohem, se do të propozoj të vendosim se bashku, si parim bazë: partia jonë, mos kërkoj të marrë pushtet nga populli por tia kthej atij edhe, kur me mashtrime i rrëmbehet nga te tjerë.
Për mua Demokracia është produkt i marrëdhënieve reciproke. Ajo ka dhe do të ketë si bazë lirinë dhe pushtetin e popullit si pronë të tij dhe jo përvetësimin e tyre. Së bashku do të krijojmë demokracinë e kërkuar. Shpresoj e shumë shpresoj që të mirëkuptohem e të bashkëpunojmë për arritje ëndërrimtare.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717