INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zgjedhjet lokale në Maqedoni. Nis ditën e Hënë fushata zgjedhore për njësitë vendore [VIDEO]

Publikuar më: 18:09 22-09-2017

Maqedoni është në prag të zgjedhjeve lokale. Më 25 shtator fillon fushata zgjedhore për të zgjedhur krerët e njësive vendore. Partitë politike do të kenë në dispozicion 18 ditë kohë për të paraqitur kandidaturat e tyre para qytetarëve. Fushata përfundon më 13 tetor në mesnatë dhe pas saj ka heshtje zgjedhore. Ndërkohë Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka vetëm dy ditë kohë afat, deri më datën 24 shtator për të përmbyll listën zgjedhore të votuesve dhe të përfundoj me materialet zgjedhore. Komisioni ka hedhur shortin duke caktuar numrat që do të mbajnë partitë dhe kandidatët në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. 19 parti dhe koalicione kanë dorëzuar lista kandidatësh për kryetar komune dhe këshilltar të komunave, 64 grupe votuesish kanë nisur lista këshilltarësh. Ndërkohë lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se të gjitha partitë politike në Maqedoni duhet të japin kontributin e tyre për zgjedhje demokratike dhe të lira gjatë një takimi të mbajtur dje me delegacionin e OSBE-ODIHR-së në Maqedoni. Në këtë takim u diskutua për situatën politike në prag të zgjedhjeve lokale të 15 tetorit, organizimin e zgjedhjeve dhe për standardet që duhet të përmbush Republika e Maqedonisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038261413574219