INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zgjedhjet lokale në Kosovë. Të dielën votohet. 10 milionë euro buxheti për zgjedhjet [VIDEO]

Publikuar më: 15:55 20-10-2017

Një milion e 900 mijë qytetarë do tu drejtohen qendrave të votimit ditën e diel, për të zgjedhur organet e të reja të qeverisjes lokale, në Kosovë. Fushata zgjedhore përfundon sot në mesnatë, duke ja lënë vendin heshtjes zgjedhore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çertifikuar më shumë se 200 kandidatë. Në këto zgjedhje marrin pjesë 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur. Votimi për diasporën kosovare filloi më 18 tetor dhe përfundon më 20 tetor. Sipas Komisionit Zgjedhor për votim u paraqitën rreth 10.500 qytetarë kosovarë të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit. Buxheti i parashikuar për organizimin e zgjedhjeve lokale për të dyja raundet është 10 milionë euro “Në qoftë se gjithçka zgjidhet në raundin e parë zgjedhjet do të kushtojnë gjashtë milionë euro”, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Autoritetet e rendit në Kosovë thonë se i kanë bërë përgatitjet e duhura për organizimin e zgjedhjeve lokale në mënyrë që siguria në vend të jetë në nivel të lartë. Me 22 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në 38 komunat e Kosovës. Ato do të monitorohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues. Analistët mendojnë se këto zgjedhje, do të ndikohen nga rezultati i 11 qershorit.

Article Logic
Execution time: 0.0045628547668457