INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Maqedoni mbahen nesër zgjedhjet lokale. Sot votojnë rreth 7 mijë të burgosur dhe të sëmurë

Në Maqedoni mbahen nesër zgjedhjet lokale. Sot votojnë rreth 7 mijë të burgosur dhe të sëmurë

Publikuar më: 13:55 14-10-2017

Nesër në Maqedoni mbahen zgjedhjet lokale. Në mesnatë ka përfunduar fushata zgjedhore që zgjati 21 ditë dhe fillon heshtja para zgjedhjeve lokale të së dielës. Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar në 15 tetor, ndërsa do të mbahen në 3.480 vendvotime në 80 komuna. Votimi i të sëmurëve, të pafuqishmëve dhe të shpërngulurve, si dhe të burgosurve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, që mbahet një ditë para zgjedhjeve lokale. Zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Lupka Guguçevska bëri të ditur se deri tani procesi po ecën mirë dhe pa probleme. Vendvotimet janë hapur në orën 7 në mëngjes dhe votimi do të zgjasë deri në orën 19. Sot votohet në 13 institucione ndëshkuese-përmirësuese, ku të drejtë vote kanë 1.882 persona. Të drejtën e tyre për të votuar sot do ta shfrytëzojnë 5.025 të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe persona në paraburgim shtëpiak. Zgjedhjet lokale do të realizohen në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Do të votohet në 3.480 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë 1.814.644 zgjedhës të cilët mund të prononcohen për kandidatët për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë nga 19 parti dhe koalicione, ndërsa 64 janë nga grupet e zgjedhësve. Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, në 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24:00.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557