INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet lokale, ja sa shqiptarë kanë të drejtë për të votuar

Zgjedhjet lokale, ja sa shqiptarë kanë të drejtë për të votuar

Publikuar më: 14:24 03-12-2018

Më 30 qershor të 2019 në vend do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

Nga të dhënat paraprake sipas Ministrisë së Brendshme rezulton se të drejtën e votës e kanë 3.549.909 shtetas. Ndër ta, 50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.4 % femra. Nga lista janë hequr emrat e 1.264 personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të “Dekriminalizimit”, si dhe janë hequr 1.309 emra të shtetasve mbi 100 vjeç.

Ndërkaq u është kërkuar të gjitha Zyrave të Gjendjes Civile të gjenerojnë ekstraktin elektronik të përbërësve zgjedhorë, në përbërje të të cilit janë të gjithë shtetasit me të drejtë vote, të cilët mbushin moshën 18 vjeç deri më datën 30 Qershor 2019.

Brenda datës 4 Dhjetor 2018, zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhore të të gjithë zgjedhësve sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.

Ekstraktet e përbërësve zgjedhorë me të njëjtat kritere, do të printohen dhe publikohen në mënyrë periodike, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor.

Article Logic
Execution time: 0.0029928684234619