INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhja e Trump bëhet alarmante, Kalifornia kërkon të largohet nga ShBA [FOTO]

Zgjedhja e Trump bëhet alarmante, Kalifornia kërkon të largohet nga ShBA [FOTO]

Publikuar më: 11:14 10-11-2016

Nga Brexit në CalExit!

Një grup i skajshëm politik në Kaliforni kërkon të qëndrojë jashtë presidencës së Donald Trump duke u larguar nga unioni. Fushata “Yes California Independence Campaign” synon që të vendosë një referendum në vitin 2018, i cili, nëse kalon, do ta bënte Kaliforninë një shtet të pavarur. Plani në dukje ekstrem filloi të grumbullonte përkrahje pas rezultatit surprizues të natës së zgjedhjeve, të zhgënjyer thellësisht dhe të alarmuar nga fitorja e Donald Trump. Kjo lëvizje ka gjetur një mbështetës shumë surprizues tek Shervin Pishevar, një investitor shumë i njohur i cili është ofruar të financojë fushatën.

Në një deklaratë të “Yes California” u shkrua se “Si ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, Kalifornia është më e fuqishme ekonomikisht se Franca dhe ka një popullsi më të madhe në numër se Polonia. Pikë pas pike, Kalifornia krahasohet dhe konkurron me vendet e tjera dhe jo vetëm 49 shtetet e tjera të ShBA”. Louis Marinelli, një aktivist politik dhe president i “Yes California” përfytyron Kaliforninë si një entitet sovran brenda Shteteve të Bashkuara, e ngjashme me Skocinë në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë nuk ekziston një rrugë e qartë se si Kalifornia mund të apelojë në qeverinë federale për tu larguar prej saj. Nuk ekzistojnë as protokolle ekzistuese se si një shtet mund të largohet në kushtetutën amerikane. Por qëllimi i “Yes California” është të mbledhë firma të mjaftueshme për të vendosur një referendum në zgjedhjet e vitit 2018, kur kalifornianët do të zgjedhin guvernatorin e tyre të ri.  

calexit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223