INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zemra mal! Nga Rita e Dua tek ata që bën krenar gjithë Kosovën, video-mesazh emocionues për Pavarësinë e Kosovës (VIDEO)

Zemra mal! Nga Rita e Dua tek ata që bën krenar gjithë Kosovën, video-mesazh emocionues për Pavarësinë e Kosovës (VIDEO)

Publikuar më: 14:30 17-02-2022

Sot (e enjte) Kosova kremton 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Me këtë rast të veçantë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka realizuar një video-mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, me urime nga yjet më të mëdhenjë të kulturës dhe sportit shqiptar.

E para që nisi video-mesazhin është artistja e çmimeve “Grammy”, Dua Lipa, e cila uroi përzemërsisht bashkëkombësit e saj këtë përvjetor.

Një urim tejet i veçantë vjen edhe nga këngëtarja Rita Ora, e cila është emëruar nga shteti i Kosovës me titullin ambasadore, për hir të promovimit që i ka bërë vendit në arenën ndërkombëtar.

Ndërsa në video nuk mungojnë edhe figura nga bota e artit dhe sportit që bënë krenar Kosovën me arritjet e tyre në botë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721