Leonora Jakupi sapo ka publikuar dy këngë dedikuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këngët ku u këndohet ushtarëve kanë bërë bujë në Serbi, ku e kanë cilësuar skandaloze.
Lidhur me këtë temë këngëtarja ka folur në “Frontal” ku tregoi se pas publikimit të këngës mori kërcënime të shumta në rrjete sociale.
Mes tjerash Leonora ka zbuluar se shteti serb e kishte futur në listën e zezë.
“Nuk kam qenë asnjëherë. Fillimisht nuk çfarë lypi atje. Edhe me dashtë me shku, një kohë kam qenë në listën e zezë të tyre. E kam marr vesh shumë vonë. Nuk e kisha ditë derisa e kam pas një ftesë për një koncert në Preshevë dhe pas një jave më thirrën dhe më thanë që je në listën e zezë. Unë nuk e kam ditur sepse s’kam pasur nga ta marrë atë informacion. Kur më thirren pas 4 viteve më than që të kanë hequr nga lista e zezë. Nuk e di arsyen”, tha ajo.