INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arjani e dinte që Bora dhe Donald do të ndaheshin, zbulon detaje të padëgjuara nga lidhja me ulje-ngritje e tyre!

Arjani e dinte që Bora dhe Donald do të ndaheshin, zbulon detaje të padëgjuara nga lidhja me ulje-ngritje e tyre!

Publikuar më: 16:30 17-02-2022

Arjan Konomi prej dy vitesh është personi më i afërt i Bora Zemanit në ‘’Për’puthen’’ dhe sigurisht dyshja gëzojnë edhe një shoqëri të mirë.

Teksa ai ka shprehur hapur konsideratën dhe vlerësimin për moderatoren, së fundmi, ai ka komentuar lidhjen që ajo ka patur me Donald Veshajn.

Nëpërmjet një videoje ‘live’ në “TikTok”, Arjan Konomi ka ndarë disa detaje lidhur me marrëdhënien e tyre, ku ka theksuar se e dintë shumë mirë që ata do të ndaheshin. Kjo për shkak se, sipas tij, at më shumë kanë qenë të ndarë se sa të lidhur.

“E kisha menduar ndarjen e Donaldit nga Bora. Në fakt ata ishin ndarë disa herë të tjera përpara. Nuk kanë qenë 3 vjet gjithë kohës bashkë. Bilës kur ka filluar ‘Për’puthen’ ata ishin të ndarë. Pas disa muajsh, janë bashkuar prapë.
Kanë qenë më shumë të ndarë se sa të lidhur. Janë bashkuar për ca kohë, pastaj ndarja tjetër ka qenë nga prilli i këtij viti.”- është shprehur ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775