INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli turk me origjinë shqiptare po bëhet baba për herë të parë!

Ylli turk me origjinë shqiptare po bëhet baba për herë të parë!

Publikuar më: 13:35 17-02-2022

Njëri nga aktorët turq më të preferuar nga shikuesit shqiptar është Kivanç Tatlitug dhe vlen të përmendim se me origjinë ai është shqiptar.

E për të gjithë fansat e Kivanç kemi një lajm shumë të bukur, pasi ai së shpejti do të bëhet baba
 

Basak Dizer, bashkëshortja e tij, ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet në një vend me dëborë dhe ku zbulon barkun e rrumbullakosur.

Çifti po e pret me padurim ardhjen në jetë të gëzimit të tyre të parë por ndërkohë janë treguar edhe të rezervuar në media duke e shijuar në privatësi këtë periudhë.

Mirëpo duke qenë një çift kaq i famshëm, kjo është diçka e vështirë për ta.

Kıvaç Tatlıtug, ndau emocionet e tij për foshnjën, më parë duke u shprehur:

“Është një ndjenjë shumë e bukur, ne jemi shumë të lumtur. Zoti ua dhëntë të gjithëve atë që duan. Edhe ne jemi të rinj në këtë proces. Le të jetë i shëndetshëm fillimisht, le vijë shëndoshë. Nuk e kemi menduar ende emrin”, kishte thënë aktori.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038101673126221