Të dielën , u transmetua puntata e parë e “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën në TV Klan. Ku të ftuar ishin dy këngëtarët më in të momentit Don Xhon dhe Butrint Imeri. Madje nuk mungoi as humori i kapitenëve Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku, apo muzika e mirë shqiptare nga Gena.
Menjëherë pas publikimit të emisionit “Zemër Luana” në Youtube, shifrat janë rritur ndjeshëm duke e kthyer këtë program në trend-in e momentit.
Prej dy ditësh tashmë qendron trending në vendin e parë në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, duke u pasuar nga Zvicra në vend të 11, Italia në vendin e 13 dhe Greqia në vendin e 34. Por nuk mbaron këtu!
Në tre ditë “Zemër Luana”, rrëmbeu 1 milion klikime në Youtube, duke arritur kështu të thyejë rekord pas rekordi.
Për tre ditë kjo është një arritje e madhe, e cila mund të realizohet vetëm nga Luana sepse nuk ka ndodhur më parë që një emision 3 orë i gjatë të marrë këto shifra, pasi nuk po flitet për video 5 minutëshe, por për një emision të plotë.
Pra shifrat e tregojnë dukshëm, suksesin e Luana Vjollcës, e madje edhe mungesën që ishte ndjerë shumë në publik.









13 Dec 2025 





