INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni stacionin ‘fantazëm’ ku në fakt të gjithë do të dëshironit të shkonit [FOTO]

Zbuloni stacionin ‘fantazëm’ ku në fakt të gjithë do të dëshironit të shkonit [FOTO]

Publikuar më: 10:51 13-04-2019

Ekziston një stacion treni, ku mund të zbresësh, por nuk ke ku të shkosh. Nuk ka një hyrje apo një dalje. Në të nuk ka as një biletari. Trenët ndalojnë pasagjerët por nuk kanë ku të shkojnë nuk ka mundësi sesi të dalësh të lëvizësh prej aty. Duhet të presësh vetëm trenin e radhës. E dini një stacioni i tillë ‘fantazëm” është ndërtuar në jug të Japonisë, përgjatë lumit Nishiki.

Në pamje të parë duket një stacion i cili nuk ka asnjë funksion por që të lë të braktisur në mes të hiçit.

Nuk ka asnjë fshat pranë, as një qendër turistike, por vetëm natyrë, male, lumi, qielli.

Stacioni i inauguruar pak kohë më parë quhet Seiryu Miharashi Eki, që përkthehet platforma me pamje nga lumi.

Dhe ndërtimi i këtij stacioni ka një kuptim të veçantë, funksioni I tij është të na kujtojë se ndonjëherë duhet të ndalojmë qoftë nga ana fizike qoftë edhe nga ana mendore.

Udhëtarët mund të ndalojnë për të shijuar pamjen e natyrës si dhe për të bërë një pushim me veten të reflektojë. Një aktivitet të cilin shpesh e harrojmë sepse na rrëmben dita.

E ishte pikësrisht kjo arsyeja e ndërtimit të këtij stacioni çdokush ka nevojë të ndalojë për pak momente, të mendojë. Dhe Japonia duket se e ka gjetur një zgjidhje për qytetarët e saj, pasi është një nga vendet ku ka një numër të lartë të vdekjeve shkaktuar nga stresi dhe ankthi.

okkkk.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127