INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Krishtlindje debatohet më shumë. 4 në 6 persona stresohen nga festa

Në Krishtlindje debatohet më shumë. 4 në 6 persona stresohen nga festa

Publikuar më: 11:44 24-12-2018

Një sondazh ka zbuluar se gjatë festës së Krishtlindjeve rreziku i konfliktit në familje është i lartë. Lodhja dhe stresi në përzgjedhjen e dhuratave dekurajon shumë njerëz. Kështu 4 në 6 italianë thonë se e humbin qetësinë duke pritur festën ndërsa 2 në 10 persona preferojnë të kalojnë Krishtlindjet me miqtë jo me familjen. Studimi zbuloi se festa ndikon për keq, pasi kur takohen me të afërmit, e afërt apo të largët, konfliktet janë të pashmangshme. Kjo është zbuluar nga një sondazh i Shoqatës Evropiane të Shqetësimeve nga Sulmet e Panikut (Eurodap), të cilat morën mendimet e italianëve në lidhje me Krishtlindjet, duke anketuar 600 njerëz,  të moshës nga 18 deri në 80 vjeç. Në fakt, studimi tregoi rritje të shifrës të atyre që përballen me e lodhjen që sjell kjo ngjarje, me 43% të të anektuarëve që deklarojnë se janë të stresuar dhe të dekurajuar me ardhjen e festës. Stresi shkaktohet për shkak të kohës së shkurtër që personat kanë për blerjen e dhuratave, por edhe për shkak të buxheteve në dispozicion, gjithnjë e më të shtrënguara në periudhë krize. Disa e kanë të vështirë të bëjnë zgjedhjen e e duhur, një arsye kjo që mund të çojë në ankth duke i detyruar të zgjedhin dhuratën në minutën e fundit. 56% e të anketuarve thanë se kishin përjetuar pikërisht këtë situatë. Psikologët thonë se në “këtë mënyrë ne rrezikojmë që festa të marrë tjetër kuptim nga ajo atmsfera që në të vërtetë duhet të përjetojmë në Krishtlindje, duke kaluar kohë të gëzuar, të qetë dhe të shëndetshëme së bashku”.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334