INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta në orën 18:00/ Rrethohet Kryeministria, ja sa forca policie do jenë në terren [FOTO]

Protesta në orën 18:00/ Rrethohet Kryeministria, ja sa forca policie do jenë në terren [FOTO]

Publikuar më: 11:07 13-04-2019

Ndërkohë që opozita ka paralajmëruar për protestë pasditen e sotme në orën 18:00, policia ka marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e ndërtesës së Kryeministrisë.

Në fotot e siguruara nga LSA, shihen kangjellat e vendosura përreth ndërtesës dhe gardhi metalik që do të mbajë protestuesit në distancë nga ndërtesa e qeverisë.

Për protestën është njoftuar se do të angazhohen rreth 1500 forca policie, shumica prej të cilëve do të qëndrojnë para Kryeministrisë.

Ndërsa mësohet se kreu i qeverisë Rama nuk do të jetë në zyrën e tij pasi është jashtë vendit.

 

4.jpg

1.jpg

2.jpg

3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039308071136475