INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni  si e kaloi mbrëmjen Bebe Rexha pas koncertit tek sheshi Nënë Tereza  [FOTO]

Zbuloni si e kaloi mbrëmjen Bebe Rexha pas koncertit tek sheshi Nënë Tereza [FOTO]

Publikuar më: 14:36 10-09-2016

Mbrëmja e kaluar ka qenë një natë e mbushur me emocione për Bebe Rexhën.

Këngëtarja mbajti koncertin e saj në Sheshin Nënë Tereza ku arriti të mbledhë mijëra fansa dhe mbështetës . Energji, adrenalinë, muzikë, mallëngjim dhe…lot në sy; këto janë fjalët që e përshkruajnë më së miri koncertin. Këngëtarja në mes të koncertit arriti që të emocionohej dhe nuk harroi të përmendë edhe faktin se është nga Dibra.

Por  përfundimi i koncertit, me sukses, shënoi vetëm fillimin e mbrëmjes. Pasi mori  Çelësin e Tiranës nga Kryetari i i Bashkisë, Erion Veliaj,   Bebe Rexha, ata që e shoqëronin, miqtë dhe shumë të tjerë u mblodhën në ambiente e një lokali  ku mbizotëronte muzika shqiptare. Madje këngëtarja iu mësoi si të kërcenin shqip edhe balerinave që e shoqëronin. Dhe pas këtyre momenteve për tu mbajtur mend, Bebe është zhvendosur drejt ambienteve  të Folie Club në Tiranë për ta mbyllur mbrëmjen ashtu siç duhet. 

Article Logic
Execution time: 0.0022718906402588