INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni gjithçka rreth këngës së re të Era Istrefit, e cila del nesër!

Zbuloni gjithçka rreth këngës së re të Era Istrefit, e cila del nesër!

Publikuar më: 19:16 29-12-2015

Tashmë del në dritë dhe misteri i fotos së Era Istrefit në një vend me borë. Nuk mund t’i linim vend kuriozitetit dhe pasi kontaktuam me menaxherin e Erës konfirmuam se parashikimet tona ishin të sakta. Bëhet fjalë për klipin e ri të këngëtares bukuroshe, i  cili do të dale nesër. Menaxheri i saj deklaroi për intv.al se artistja e shumë hiteve vjen sërish me një tekst të shkruar nga vetë ajo, këtë herë në bashkëpunim me Ergen, ndërsa muzika është realizuar jo nga një, por 3 producentë të ndryshëm, saktësisht Cricet, Big Bang dhe Dj Toton.

Veçantia në këtë klip qëndron në faktin se Era rikthehet edhe një herë nën petkun e regjisores, ashtu siç kishte ndodhur më parë në klipin “E Dehun”, regjinë e së cilës këngëtarja 20 vjeçare e kishte realizuar të gjithën e vetme. Video është zhvilluar nën logon e Entermedia dhe vendi me borë për të cilin ju kemi treguar më parë është Prevulli. Një detaj tjetër interesant që nuk mund të linim pa jua zbuluar është mbi rrymën e këngës, që nuk do të jetë baladë.

Article Logic
Execution time: 0.0034811496734619