INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blunt dhe Real sjellin aromën e Verës: Publikojnë trailerin e klipit!

Blunt dhe Real sjellin aromën e Verës: Publikojnë trailerin e klipit!

Publikuar më: 10:39 30-03-2016

Akoma pa shijuar deri në fund suksesin e këngës “Presion”, Blunt dhe Real kanë bërë me dije përmes një traileri të sapopublikuar, daljen e klipit të tyre më të ri me titull “Vera”

. Xhirimet janë realizuar në Budva ashtu sikurse edhe për klipin përpara tij. Pjesë e videos do të jenë dy modele , por asnjëra prej tyre nuk është e dashura e Blunt siç u aludua fillimisht. Pasi postoi foton e të dashurës së tij me hashtagun #vera, është vetë Blunt ai që përgënjeshtron lajmin. Përsa i përket këngës, ajo është realizuar nga Big Boss Beatz (Big City Studio), me tekst të Blunt & Real dhe video të Entermedia.  "Vera" i drejtohet një vajze që e bën çdo stinë të ngrohtë për dyshen e njohur të artistave, të cilët në tekst i thonë asaj:  “Kur jam me ty çdo stinë është si verë”. Klipi pritet të dalë pas dy ditësh, më 1 prill, por mos u shqetësoni se kjo nuk është një gënjeshtër.

Article Logic
Execution time: 0.0016071796417236