INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë kërkon e dashura e Blunt në klipin e tij të ri?

Çfarë kërkon e dashura e Blunt në klipin e tij të ri?

Publikuar më: 16:32 28-03-2016

Pak kohë pasi publikuan këngën që u kthyer menjëherë në hit, “Presion”, Blunt dhe Real janë zhytur në projektin e tyre të radhës, i cili pritet të vijë shumë shpejt.

Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë producentin i njohur në rrjetet sociale, por kjo nuk ishte i vetmi detaj që ka postuar. Në disa foto të shkrepura në Budva, ku na kanë konfirmuar se po xhirojnë klipin, ajo që bie më shumë në sy është njëra prej tyre, me në fokus një vajzë bjonde. Në rast se nuk e njihni, bëhet fjalë për të dashurën e Blunt, në foton e të cilës ai ka shtuar mbishkrimin #vera, që rastis të jetë edhe titulli i këngës. Këtu nuk ka se si të mos na lindin pyetjet e rastit.

Nuk është çudi që ajo ta ketë shoqëruar autorin e shumë hiteve në xhirimin e klipit të ri, por mbishkrimi na bën të dyshojmë. Të jetë vetëm kaq, apo ndoshta bukuroshja ka shkuar si diçka më shumë se thjesht e dashura e Blunt? Po sikur të jetë edhe ajo pjesë e xhirimeve? Në këtë rast ndoshta realizimi nuk do ishte thjesht një këngë e radhës, por një dedikim me plot kuptimin e fjalës. 

Article Logic
Execution time: 0.0039939880371094