INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eranda Libohova rikthehet me klipin

Eranda Libohova rikthehet me klipin "Pa Mua"

Publikuar më: 16:46 29-03-2016

Sa shumë publikime të reja muzikore këtë fund marsi e fillim prilli.

Ndër to edhe një rikthim mjaft interesant i artistes Eranda Libohova. Këngëtarja e njohur për hitet e saj "Vetëm Nuk Jam", "Buzët Më ishin Tharë" apo "Bota Iluzion", ka sjellë pasditen e kësaj të marte ekskluzivisht për "Fun Day" klipin e saj të ri, një prodhim i studios FoxesFilm. "Pa Mua" titullohet kënga, teksti i të cilës është punuar nga Kejvin Kalo ndërsa sa i përket muzikës së stilit drum and bass, kreditet i shkojnë Genti Myftaraj. Gjithmonë është vlerësuar për frymën e re në të bërin muzikë, dhe ky projekt i ri është padyshim një shembull perfekt i kësaj. Për momentin këngën mundf ta shijoni vetëm në ekranin e IN Tv, ndërkohë që nesër pritet të dalë edhe në YouTube!

Article Logic
Execution time: 0.004364013671875