INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni çfarë do i ndodhë lidhjes suaj, nëse bëni këto 5 gabime

Zbuloni çfarë do i ndodhë lidhjes suaj, nëse bëni këto 5 gabime

Publikuar më: 16:37 13-03-2017
Në një lidhje dashurie me dikë, është vështirë të jesh gjatë gjithë kohës në harmoni të plotë.
Gabimet janë pjesë e lidhjes, prandaj ekspertët   sugjerojnë, çfarë duhet të shmangni në një lidhje, nëse nuk dëshironi të ndaheni nga personi që dashuroni. Sipas intv.al nëse bëni këto 5 gabime, do i keni keq punët me partnerin tuaj:
 
1. Mos e krahasoni veten me të tjerët
Për shkak të xhelozisë që ndjen për ish-partnerin e personin që jeni në lidhje, ju gaboni duke e  krahasuar veten me të. Sipas intv.al, nuk duhet të tregoni se nuk besoni te vetja juaj, prandaj  boll me krahasimet.
2. Mos mohoni veprimet tuaja
Për t’u dukur sa më perfekt, ju fshehni atë çka ju pëlqen të bëni në të vërtet. Mos u hiqni si dikush, që nuk jeni, sepse e vërteta del shpejt në pah.
3. Mos jepni më shumë dhe merrni më pak
Në një lidhje është reciproke, mënyra sa kontriboni ndaj njëri-tjetrit, prandaj mos sakrifikoni vetëm ju. Nëse shikoni se partneri nuk bën për ju, sipas intv.al mos bëni vetëm ju gjëra për të.
4. Kushtojini kohën e duhur njëri-tjetrit
Nëse harroni ta kaloni shumicën e kohës së bashku dhe i jepni më shumë prioritet shoqërisë, lidhja juaj nuk do funksionojë. Shfrytëzojeni kohën për të qëndruar së bashku dhe mos u justifikoni shumë.
5. Mos e neglizhoni jetën seksuale
Ndoshta jeni të ngarkuar me gjëra të tjera, por duhet patjetër  të keni një jetë seksuale të mirë. Ajo ka shumë rëndësi në mbajtjen gjallë të pasionit mes jush dhe heqjes së mundësisë që të lind tradhëtia.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0039470195770264