INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 hapa si të falim veten pas gabimeve që kemi bërë në të shkuarën

5 hapa si të falim veten pas gabimeve që kemi bërë në të shkuarën

Publikuar më: 21:18 18-04-2018

Të gjithë ne nuk jemi perfektë dhe kjo është më e bukura. Kemi gabuar, gabojmë dhe ndoshta do gabojmë dhe në të ardhmen, por kjo nuk na bën aspak të këqinj. Është e vërtetë që për disa veprime pendohemi dhe ndihemi keq që kemi vepruar ashtu. Mund të ndjejmë pendim, keqardhje për çdo fjalë që kemi nxjerrë nga goja ndoshta dhe pa vetëdije, mendojmë për veprimet që nuk duhet t’i kishim bërë. Frikë, dyshim madje edhe nënvlerësim për veten. Por mjaft duke menduar kështu, mjaft duke vazhduar t’i bëjmë keq vetes akoma më shumë. Gabimet e së shkuarës mund të na ‘rëndojnë’ ende, por ka ardhur koha që të falim veten. Intv ju sjell disa hapa që duhet të merrni drejt atij ‘udhëtimit’, pra drejt faljes së vetes.

1.Kërkoni falje
Një nga gjërat më të rëndësishme për të shkuar drejt faljes së vetes është që duhet t’ju kërkojmë falje personave që I kemi lënduar. Ky është hapi I hapi I parë, hap I cili do t’ju bëjë edhe jut ë ndihemi më të qetë me veten.

2. Lëre që të shkojë
Ne nuk mund ta rishkruajmë edhe njëherë të shkuarën. Mëso nga gabimet që bëre, por vazhdo jeto ditët e tjera që të presin. Lëre mendjen e qetë, pasi ajo që bëtë nuk mund të zhbëhet më.

3.Kujto vlerat që ke
Arsyeja se pse ndihemi keq për veprimet që kemi bërë është se ato nuk përputhen fare me vlerat tona morale. Të pranosh gabimet që ke bërë tregon edhe një vlerë tjetër tek ju. Kështu që konsiderojini gabimet si mësim, si diçka që nuk duhen përsëritur më.

4.Bëni një listë të gjërave që do të ribënit, pra një ‘re-do’
Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e një "re-do". Shkruani se si do t'i kishit bërë gjërat ndryshe nëse do të mund të ktheheshit pas. Duke vepruar kështu, ne pohojmë se ne jo vetëm që mësuam nga gabimi ynë i kaluar, por se nëse do të mendonim si tani në atë kohë, do t'i bënim gjërat ndryshe.

5.Besoni në ditë më të mira
Sepse do të vijnë! Besoni se ju nuk jeni një njeri i keq, besoni se ju do të rifitoni atë miqësi që humbët nga një gabim që ju bëtë. Mendo se çfarë mësove nga gjithë kjo gjë që ty ka për të të shërbyer në ditët që do të vijnë.

Përshtati: Irini Meçe

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832