INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet sekreti i çuditshëm që populistët përdorin për të mpirë trurin

Zbulohet sekreti i çuditshëm që populistët përdorin për të mpirë trurin

Publikuar më: 13:40 30-11-2018

Vitet e fundit në Europë është parë se partitë nacionaliste po fitojnë shumë terren e madje në disa shtete kanë marrë në dorë edhe qeveri dhe po trazojnë themelet e BE-së.

Dhe pas një gjysmë dekade përpjekjesh për të shpjeguar fuqizimin e partive anti-imigruese dhe ligjit dhe rendit në Evropë, mediat kryesore ndërkombëtare besojnë se kanë zgjidhur enigmën e suksesit të tyre.

Dhe çelësi është te macet.

Përfundimi u arrit kur ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, postoi fotografi të maces për 3,3 milionë ndjekësit e tij në Facebook javën e kaluar.

Ai mori jo vetëm një reagim pozitiv me 30 mijë pëlqime, por edhe më shumë fotografi të maceve – diçka që ai mund ta përdorte për të rritur më tej popullaritetin e tij!

“The Guardian” dhe degët e mediave menjëherë vunë në dukje se kjo ndihmon Salvinin dhe përkrahësit e tjerë të populizmit (duke përfshirë Marine Le Pen dhe Geert Ëilders) për të zbutur imazhin e tyre.

E pra, kujdes – tani që kjo taktikë është ekspozuar, të ashtuquajturit populistë mund të përdorin fotot e qenve, foshnjave të bukura ose madje edhe propozimin e legjislacionit që është popullor me elektoratin.

Ideja se macet janë të ëmbla, shkruan thë Guardian, është një zhvillim në epokën e internetit. Kujtojmë se në art dëri vonë macja konsiderohej një krijesë e frikshme me enregji negative.

Megjithatë, ideja që fotot e maceve janë të ëmbla është një zhvillim në epokën e internetit. Në art, deri vonë, macja ishte një krijesë e keqe.Në fakt, 500 vjet më parë, macet konsideroheshin kaq keqdashëse sa ndonjëherë edhe muroseshin, por sot duket se po përdoren për të tjera qëllime.

Article Logic
Execution time: 0.0029938220977783