INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet se kush kërcënoi famijen e Aurel Gunit, do çuditeni po është vajzë[FOTO]

Zbulohet se kush kërcënoi famijen e Aurel Gunit, do çuditeni po është vajzë[FOTO]

Publikuar më: 10:02 31-12-2018

Zbulohet identiteti i 28-vjeçares që dyshohet se u përfshi në kërcënimin e familjes së biznesmenit Aurel Guni. Report Tv ka mësuar nga burime në Policinë e Shtetit, se kur u mësua se Aurel Guni, pasi i shpëtoi tentativës për t’a marrë peng dhe më pas kishte kallëzuar në polici Bexhet Musmuçën, është vënë në lëvizje, Fjona Cani.

aurellll.jpg

Fjona Cani, e reja që shihni në këtë foto, dyshohet se ka shantazhuar familjarët e Gunit, duke iu bërë presion që të tërhiqte Guni, kallëzimin për tentativën e rrëmbimit nga Musmuça.

fiona.jpeg

Mësohet se Fjona Cani është e papunë, por nuk dihen të tjera të dhëna rreth një miqësie të mundshme mes saj dhe Musmuçës. Burimet policore shtojnë se 28-vjeçarja u shoqërua në Komisariatin e Elbasanit, në të njëjtën kohë me Musmuçën. Për momentin mbetet e paqartë lidhja direkte mes Musmuçës dhe Canit. Policia e Elbasanit është e rezervuar të japë detaje nëse Fjona Cani u vu në lëvizje nga Musmuça apo nga “urdhëruesit” e Musmuçës për të marrë peng Aurel Gunin.

Musmuça dhe Cani rezultojnë si persona të skeduar nga Policia e Shtetit. Të dy pritet që të dalin para togave të zeza në Elbasan për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ditën e premte, biznesmeni Aurel Guni, njëherazi këshilltar i PDIU dhe vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan, u tentua të rrëmbehej nga Bexhet Musmuça. Guni shpëtoi nga pengmarrja pasi u largua nga makina ku ndodhej bashkë me rrëmbyesin, i cili e goditi edhe me qytën e pistoletës. Guni e kallëzoi në Polici Musmuçën dhe tha se ky i fundit kishte marrë porosi nga një grup kriminal për t’a rrëmbyer dhe për t’i marrë disa informacione për një tjetër grup rival në Elbasan.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162