INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flori Mumajesi e shumë surpriza të tjera! Ja çfarë pritet të ndodhë në sheshin Skënderbej natën e ndërrimit të viteve! [VIDEO]

Flori Mumajesi e shumë surpriza të tjera! Ja çfarë pritet të ndodhë në sheshin Skënderbej natën e ndërrimit të viteve! [VIDEO]

Publikuar më: 23:09 30-12-2018

Me rastin e ndërrimit të viteve, një koncert madhështor të do të organizohet në sheshin “Skënderbej” nga Bashkia e Tiranës, më datën 31 dhjetor. Të ftuar do të jenë artistë të njohur si Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno, Eranda Libohova, Evi Reçi dhe shumë të tjerë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkjaku i Tiranës përmes një statusi në ‘Facebook’, ku dhe paralajmëron një spektakël fishekzjarrësh.

‘Festat në Tiranë, darka me familjen, nuk ka si tryeza me të afërmit e miqtë e dashur! Por festa, muzika dhe fishekzjarret në Sheshi Skendërbej, fitues i Hapësirës Publike Europiane 2018, i cili do të shkëlqejë si kurrë më parë për 2019-ën!’, shkruan Erion Veliaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379