INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet formacioni i Kombëtares për ndeshjen e sotme! Talentet që pritet të debutojnë dhe rikthimi i “veteranëve”

Zbulohet formacioni i Kombëtares për ndeshjen e sotme! Talentet që pritet të debutojnë dhe rikthimi i “veteranëve”

Publikuar më: 15:12 10-10-2018

Vetëm në harkun e dy ditëve dhe me vetëm dy seanca stërvitore, trajneri Kristian Panuçi ka ndërtuar skuadrën që do të hedhë nga minuta e parë. Si gjithmonë, formacioni mbahet sekret dhe lojtarët e mësojnë vetëm në mbledhjen që zhvillohet në drekën e ditës kur do të zhvillohet takimi.

Në formacionin kuq e zi do të ketë disa emra të rinj, por edhe rikthime veteranësh. Në krahun e majtë të mbrojtjes rikthehet Ermir Lenjani së bashku me Mërgim Mavrajn, i cili do formojë një dyshe të padepërtueshme në qendër me Gjimshitin. Në krahun e djathtë ndodhet mbrojtësi i Napolit, Hysaj.

Përsa i përket talenteve, Vrioni, që luan me Venezian, do të ketë minutat e tij, së bashku me ish-mesfushorin e Skënderbeut, Myrto Uzuni, i thirrur për herë të parë në kombëtare. Të dy pritet të kenë hapësirat e tyre, në një ndeshje ku eksperimentimet do të jenë të shumta.

 formacioni_kombetares.png

Article Logic
Execution time: 0.0024380683898926