INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet arsyeja e arrestimit? GJESTI kërcënoi këtë pronar, ja sa vite burg rrezikon

Zbulohet arsyeja e arrestimit? GJESTI kërcënoi këtë pronar, ja sa vite burg rrezikon

Publikuar më: 13:29 12-03-2026

Një ngjarje e rëndë dhe e papritur ka tronditur showbiz-in! Reperi i njohur nga Peja, Besart Kelmendi, i cili theu rrjetin me pjesëmarrjen e tij në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Kosova” nën emrin artistik Gjesti, ka përfunduar në prangat e policisë.

Ai është lënë në ndalim policor për 48 orë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe kërcënim. Sipas detajeve të zbardhura nga mediat, Gjesti dyshohet se ka shkuar i armatosur për t’u përballur me E.Sh., pronarin e një kompanie muzikore, duke e kërcënuar atë pas tensioneve të vazhdueshme.

Mirëpo, pas daljes nga reality show (ku fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm), ai ka kërkuar të shkëpusë këtë kontratë. Refuzimi dhe mosmarrëveshjet mes palëve kanë degjeneruar në këtë përplasje të rrezikshme.

Tashmë, Prokuroria e Shtetit të Kosovës po shqyrton provat për të vendosur hapat e mëtejshëm. Sipas Kodit Penal, për posedim të paautorizuar të armëve, reperi rrezikon një gjobë të majme deri në 7,500 euro ose dënim me burgim deri në pesë vjet (ndonëse gjykatat mund të japin dënime më të buta me kusht nëse arma nuk është përdorur për vepër tjetër).

Article Logic
Execution time: 0.0033209323883057