INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen DETAJET e ndarjes së Teas dhe Beartit, ja situatat e pakëndshme që ndodhen në Stamboll

Zbulohen DETAJET e ndarjes së Teas dhe Beartit, ja situatat e pakëndshme që ndodhen në Stamboll

Publikuar më: 22:32 23-03-2021

Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në ditëlindjen e Teas. Ndarja ka ndodhur në Stamboll, atje ku planifikohej të kalonin një festë të paharrueshme. Dëshmitarë okularë që kanë qenë në fluturimet e përbashkëta me Tean dhe Beartin në shkuarje dhe kthim kanë rrëfyer të gjithë ngjarjen për "Prive".

“Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdorë me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar. Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti poashtu me motrën e tij”, ka deklaruar burimi. 

Kjo mesa duket është edhe arsyeja se pse Tea dje pas kthimit shkoi në hotel dhe jo në banesën e Beartit.

"Prive.al" konfirmon se Bearti nuk e ka shoqëruar Tean gjatë qëndrimit në hotel, përpara nisjes së saj për Tiranë ditën e sotme.

Article Logic
Execution time: 0.0040090084075928