INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pritej! Bearti e thumboi pas ndarjes, reagon Tea: Burrat e vërtetë nuk…[FOTO]

Nuk pritej! Bearti e thumboi pas ndarjes, reagon Tea: Burrat e vërtetë nuk…[FOTO]

Publikuar më: 11:33 26-03-2021

Ish-konkurrenti i Përputhen, Beart Rexhepi ka konfirmuar për të dytën herë përfundimin e lidhjes së tij me Tea Trifoni.

Bearti fillimisht ndarjen e tyre e kishte konfirmuar për disa media online, ndërsa së fundmi përmes një postimi në Instagram thotë se gjithçka ka marrë fund mes tyre.

Ai thotë se nuk dëshiron dramë e vëmendje, por të mbyllet ky kapitull përgjithmonë.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me mbyll këtu ketë kapitull edhe mos me hap më asnjëherë”, ka shkruar Bearti.

vz.jpg

 

Bearti ka publikuar gjithashtu një shprehje thumbuese që duket se i dedikohet Teas dhe më pas ka konfirmuar për herë të dytë se janë ndarë dhe shpreson që këtë kapitull të mos e hapë më kurrë ne jetën e tij.

“Nuk mund të fitosh kurrë debatin me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u përshtatet atyre dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigur”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Bearti.

zv.jpg

 

Pas këtyre thumbave ka ardhur edhe reagimi i Teas, e cila në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë një video të fjalimit të politikanes australiane, Sarah Hanson Young, e cila dënon meshkujt për ofendimet e komentet e tyre ndaj femrave, duke i thënë se s’janë burra të vërtetë.

Pikërisht këto fjalë, duket se Tea i ka lidhur me situatën të cilën po kalon me Beartin dhe ka hedhur kështu një thumb për ish-partnerin, duke lënë të kuptohet se punës mes tyre janë vërtetë shumë keq.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662