INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhen dëshmitë e punonjësve të Rinasit që vidhnin bagazhet. Ato që merrnin i  fshihnin në organet gjenitale dhe...

Zbardhen dëshmitë e punonjësve të Rinasit që vidhnin bagazhet. Ato që merrnin i fshihnin në organet gjenitale dhe...

Publikuar më: 14:36 23-05-2019

Këtë të hënë nga policia u arrestuan dy persona, punonjës të ngarkim-shkarkimit në aeroportin e Rinasit pasi vidhnin bagazhet e udhëtarëve. Report Tv ka siguruar dëshminë e dy të arrestuarve, ku zbulohet mënyra sesi ata i nxirrnin ato që vidhnin nga aeroporti.

Mësohet se punonjësit i fshihnin sendet e vjedhura në shollat e këpucëve dhe në organet gjenitale. Ata nuk i shpërndanin sendet që vidhnin, por i kalonin vetë. Në rastet kur vidhnin vlera monetare ose sende me vlerë, largoheshin menjëherë nga aeroporti duke nxjerrë justifikime familjare. Për këtë arsye këtej e tutje nuk lejohet asnjë punëtor të dalë nga aeroporti pa mbaruar orarin e punës.

Arrestimi i punonjësve të ngarkim-shkarkimit me inicialet, D.M. 22 vjeç dhe E.RR, 24 vjeç, u bë i mundur ketë të hënë, falë informacioneve të marra se punonjësit kryenin vjedhje të pasurisë në bagazhet e pasagjerëve të linjave të ndryshme. Nga ky operacion u arrit të sekuestrohej shuma prej 4550 euro, që dyshohet ti jete vjedhur nga bagazhet udhëtarit me iniciale.

Article Logic
Execution time: 0.0036652088165283