INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Kreu i FRPD, Belind Këlliçi: Ju tregoj kush e inskenoi dhunën tek protesta e studentëve[VIDEO]

KafeIN/Kreu i FRPD, Belind Këlliçi: Ju tregoj kush e inskenoi dhunën tek protesta e studentëve[VIDEO]

Publikuar më: 14:04 23-05-2019

Dhuna në protestën e studentëve që u organizua një ditë më parë tek ministria e Arsimit sipas kreut të Forumit Rinor të PD Belind Këlliçi, ka pasur si autorë persona pranë mazhorancës.
Në një intervistë telefonike me Flavio Qarrin, moderator i emisionit "KafeIN", kreu i FRPD ka hedhur poshtë akuzat për organizim të kësaj proteste.
"Nuk janë të rinjtë e PD që inskenuan skenat e shëmtuar të dhunës. Nuk jemi të interesuar të degradojmë kauzën e studentëve", u shpreh Këlliçi.
Sipas tij, mediat pranë qeverisë e anatemuan FRPD qëllimisht si organizatore e protestës por mazhoranca është e interesuar të bëjë këto skena", tha kreu i FRPD.
Sa i takon aksionit të të rinjve demokratë, Këlliçi tha se po punohet për aksionin opozitar të së shtunës ku do të organizohet në Tiranë protesta e radhës.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104