INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Ndryshon Matura Shtetërore 2019, Rezana Vrapi: Testet do të jenë logjike, jo riprodhime [VIDEO]

KafeIN/Ndryshon Matura Shtetërore 2019, Rezana Vrapi: Testet do të jenë logjike, jo riprodhime [VIDEO]

Publikuar më: 12:35 23-05-2019

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve Rezana Vrapi gjatë një interviste në emisionin "KafeIN" me moderatorin Flavio Qarri tha se këtë vit do të ndryshojë procesi i maturës shtetërore.
Znj. Vrapi tha se ndryshe nga vitet e shkuara, testet që janë prodhuara do të bazohen në logjikën e nxënësit, në atë që ata kanë mundësi të përgjigjen.
"Testet prej disa vitesh po bazohen gjithnjë e më pak në memorizim.
Pra nxënësi të na tregojë cfarë është në gjendje të bëjë dhe jo të na thotë cfarë zotëron.
Pyetjet do të bazohen në një situatë dhe nxënësi bazuar mbi aftëstë e tij do ti përgjigjet kësaj situate.
Psh.në testin e letërsisë jepet një fragment i pamësuar në klasë dhe pyetja është që nxënësi duhet të bëjë një analizë dhe të japë një opinion. Nëse nuk e bën, atëherë ai nuk i merr pikët e larta", tha drejtoresha e AKP.
Sipas saj, vlerësimi do të jetë për cilësinë e jo sasinë, do të shihet mënyra e të shkruarit, kujdesi për drejtshkrimin etj.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0076389312744141