INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zall Herri, Veliaj: Më shumë investime në zonat rurale

Zall Herri, Veliaj: Më shumë investime në zonat rurale

Publikuar më: 11:47 14-04-2017

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i shoqëruar dhe nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, inauguruan rrugën e re të Çekrezës në Njësinë Administrative Zall Herr.  Nga një rrugë tërësisht e degraduar, e shtruar me zhavorr dhe çakull, tashmë banorët e kësaj zone të rëndësishme do të kenë një rrugë të re me standarde dhe sinjalistikë të plotë rrugore. Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoi se falë reformës territoriale, është bërë e mundur realizimi i një sërë investimesh  të rëndësishme jo vetëm në zonat urbane, por edhe në zonat rurale.

“Ajo që besoj se është shumë e rëndësishme të kuptojmë është që prej këtyre reformave që i kemi bërë bashkë, si koalicion, PS dhe LSI, ne kemi arritur sot që të kemi një investim i cili do ishte i pamundur në kushtet e Zall-Herrit. Unë besoj që pavarësisht rritjes së zonës, disa zona si Krraba, Zall-Herri, Shëngjergji, Peza, Ndroqi, Vaqarri do ta kishin të pamundur që vetëm me paratë e komunës, që janë taksa shumë modeste që mezi paguajnë rrogat administratës të bënin këto investime”, tha ai duke shtuar se nuk do të ketë asnjë dallim në shpërndarjen e investimeve midis qendrës dhe zonave rurale. Veliaj theksoi se kur të gjithë janë bashkë,  mund të realizohen edhe gjërat e pamundura.

“Nuk duhet kurrsesi që ne të fokusohemi tek sheshi Skënderbej, tek stadium Qemal Stafa, Pazari i Ri, bulevardi i ri dhe pastaj të harrojmë që njerëzit në fakt nuk jetojnë në shesh, nuk jetojnë në bulevard, nuk jetojnë tek Pazari i Ri, njerëzit jetojnë në fshatra si Çekrez, Kasalla, dhe kjo është arsyeja pse po I bëjmë këto investime. Unë jam këtu sot bashkë me kryetarin e Kuvendit edhe si dëshmi e një fakti që kur ne jemi bashkë bëjmë gjëra që veç e veç janë të pamundura”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë dha edhe një lajm të mirë, atë të miratimit të Këshillin Kombëtar të Territorit të Planit të ri Urbanistik që do t’i sjellë kryeqytetit më shumë investime dhe vende të reja pune. “Menjëherë pas këtij inaugurimi , Këshilli Kombëtar i Territorit ku prapë si koalicion përfaqësohemi do të aprovojë  planin e ri urbanistik të Tiranës që do të na sigurojë më shumë investime jo vetëm për Tiranën urbane, por sidomos për Tiranën rurale. Ky besoj se është një lajm i mirë ku prapë ky koalicion dhe në Shqipëri ne do ti japim një produkt të ri urbanizimit të ri që sjell, më shumë investime në fshat që do të transformojë tërësisht mënyrën se si është konceptuar Tirana dhe do të krijohet më shumë punësim, më shumë mirëqenie, një koalicion që ka prodhuar shtet dhe që ka ofruar Shqipërinë më shumë pranë Europës”, tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.004058837890625