INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Superbomba e SHBA-ve kundër ISIS-it vret 36 militantë

Superbomba e SHBA-ve kundër ISIS-it vret 36 militantë

Publikuar më: 11:48 14-04-2017

Ditën e djeshme, ushtria amerikane ka hedhur bombën me të fuqishme jo bërthamore mbi objektivat e ISIS në  Afghanistan.

Bomba e llojit “GBU-43/B”, e mbiquajtur edhe si “nëna e të gjitha bombave” është hedhur rreth orës 19 të pasdites së të enjtes, sndërsa rrezja e prekur prej saj është prej 300 metrash.

Nga ky sulm raportohet mbetur të vrarë rreth 36 militantë, tha ministria e Mbrojtjes afgane, ndërsa nuk është prekur asnjë civil.

Kjo është edhe hera e parë që përdoret një bombë e tillë në një fushëbetejë, sipas zyrtarëve amerikanë.

Burime ushtarake thonë se në shënjestër të saj kanë qenë tunelet e ISIS-it dhe personeli në rajonin Achin të provincës Nangarhar. Aktualisht, ushtria po vlerëson dëmet e shkaktuara prej saj.

Presidenti Donald Trump e quajti atë “një tjetër punë të suksesshme”

Një armë e tillë është zhvilluar gjatë luftës së Irakut, por deri më tani nuk ishte përdorur kurrë në ndonjë fushëbetejë.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051