INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zaev zyrtarisht kryeministër. Merr detyrën dhe premton shtet të lirë[VIDEO]

Publikuar më: 15:09 01-06-2017

Në orën 12.30 të ditës së enjte kryeministri i ri Zoran Zaev mori zyrtarisht detyrën e re për të udhëhequr me qeverinë e Maqedonisë. Zaev u prit në zyrë nga kryeministri teknik Emill Dimitriev i cili ia dorëzoi zyrtarisht funksionin. Më pas presidenti Ivanov mirëpriti në presidencë anëtarët e kabinetit të ri qeveritar me kryeministrin Zoran Zaev. Të mërkurën në mbrëmje pak para zgjedhjes së Qeverisë, Zaev premtoi se Maqedonia do të jetë shtet i lirë e se qeveria e tij do të ketë zero tolerancë për krimin e korrupsionin. Lideri i LSDM-së prezantoi para deputetëve programin qeveritar duke premtuar rritjen e ekonomisë, institucione të fuqishme profesionale, drejtësi si dhe integrim të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Sa u përket marrëdhënieve ndëretnike, Zaev u zotua se do të mundësojë përdorimin të gjuhëve të bashkësive etnike, ndërsa rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe sundimit të drejtësisë dhe të shtetit ligjor. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 62 vota pro, 44 kundër dhe 5 abstenim votoi qeverinë e re me në krye Zoran Zaev. Pro qeverisë votuan deputetët e shumicës parlamentare, kundër ata të VMRO-së dhe abstenuan ata të Besës.

Article Logic
Execution time: 0.0030229091644287