INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Televizionet “dhunojnë” fëmijët. AMA: Kujdes [VIDEO]

Publikuar më: 15:09 01-06-2017

Arben Muka, Drejtor programesh në AMA:
“Sot kemi më shumë transmetime me bazë online dhe transmetime të porositura ndaj duhet të ndërhyjmë dhe të mbrojmë të miturit”.
Ka qenë pikërisht kjo arsyeja që Autoriteti i Medias Audiovizive të kërkojë ndryshime në Kodin e transmetimeve të saj. Në një intervistë për IN Tv drejtori i programeve në AMA Arben Muko sqaron se ka nisur konsultimi publik me të gjithë grupet e interesit për të bërën ndryshime në kodin e AMA. Zhvillimi i medias online por dhe kalimi i transmetimeve nga analoge dhe numerike kërkojnë një bazë të re ligjore për të kontrolluar respektimin etik të programeve audio dhe audiovizive.
Dhuna dhe pornografia në oraret jo të përshtatshme janë 2 çështje që kanë nxitur AMA-n për të ndërhyrë në Kodin e transmetimeve të saj, e që sipas Mukos janë nxitur nga vetë qytetarët.
Duket se dhe masat administrative nuk kanë dhënë efektin e duhur, çka ka sjell dhe nevojën për të ndërhyrë në kodin e transmetimeve.
AMA i ka përcjellë të gjithë grupeve të interesit kodin aktual të transmetimeve, nga ky do të presë vërejtje e sugjerime të cilat do të implementohen në kodin e ri të saj. Pas hartimit të kodit të ri do të rinisë një tjetër fazë konsultime, ndërsa pritet që brenda këtij viti kodi i i ri i transmetimeve të miratohet dhe të nis zbatimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0034310817718506