INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Si ndalohet dhuna në TV. Çfarë thotë Kodi i AMA-s [VIDEO]

Publikuar më: 15:17 01-06-2017

Kodi aktual i transmetimeve të Autoritetit të Medias audiovizive është miratuar në fillim të vitit 2014, por zhvillimi i medias online si dhe kalimi nga transmetimet analoge në ato numerike ka detyruar AMA të ndërhyrje që ti përgjigjet realitetit të ri. Mbrojtja e të miturve nga dhuna dhe materialet pornografike por dhe përgjigjja ndaj personave me aftësi të kufizuar janë disa prej çështjeve që kërkohen të reformohen. Por çfarë përmban kodi aktual i transmetimeve të AMA-s pikërisht për dhunën, mbrojtjen e fëmijëve apo dhe transmetimeve me përmbajtje pornografike?

1:
“Veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve”.
2:
“Transmetimet audiovizive nuk duhet të nxisin intolerancën ose të justifikojnë dhunën ndërmjet shtetasve”.
3:
“Veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton veçanërisht të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”.
4:
“Transmetimet audiovizive që përmbajnë elemente të pornografisë apo dhunës së skajshme duhet t’u nënshtrohen rregullave të veçanta të një sistemi kontrolli, si ai i aksesit të kushtëzuar apo programeve të kriptuara”.
Këto janë parimet themelore, të cilat tashmë duket se duhet të sanksionohen edhe më qartë në kodin e transmetime, për shkak edhe të kalimit në një stad të ri të medias. Janë të gjithë grupet e interesit që do të përcjellin vërejtjet e tyre pranë AMAs me qëllim reformimin e kodit të transmetimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0032680034637451