INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Young Zerka zbulon se kur do të martohet me Ronela Hajatin

Young Zerka zbulon se kur do të martohet me Ronela Hajatin

Publikuar më: 22:00 08-07-2017

Më afër se sa e prisnim në fakt…

Emisioni “Thumb” duket se është bërë arena ku Young Zerka dhe Ronela Hajati i lëshojnë ngacmime njëri-tjetrit. Ndërsa pak javë më parë ishte këngëtarja bukuroshe që bëri shaka mbi lidhjen e tyre, këtë herë ishte radha e “xhamajkanit” nga Korça. Kur Ronela u pyet se kur do ta bënte publike lidhjen e saj me Zerkën, ajo tha që diçka e tillë do të ndodhë kur të bjerë borë në gusht. Por ndërkohë që Ronela përdori një shprehje të njohur ironike, Zerka i hoqi frerët imagjinatës. Në “Thumb” ai u pyet se kur do të martohej me Ronelën, duke ironizuar “Kur anija e parë nga Toka me turistë do të shkojë në Mars”. Të themi të drejtën, nuk është dhe aq larg sa e prisnim.

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104