INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Yje që shkëlqejnë”, Rama uron ditën e parë të shkollës me 10 nxënësit model. Meta ulet në bankat e shkollës

“Yje që shkëlqejnë”, Rama uron ditën e parë të shkollës me 10 nxënësit model. Meta ulet në bankat e shkollës

Publikuar më: 08:53 16-09-2019

Me nisjen e vitit të ri shkollor edhe politikanët kanë uruar të gjithë nxënësit.

Presidenti Meta në urimin e tij në rrjetin social facebook shkruan se prioriteti i një shoqërie që do zhvillim duhet të jetë investimi në arsim dhe dije.

Të dashur vogëlushë që uleni sot për herë të parë në bankat e shkollës, ju u uroj me zemër shumë suksese dhe një vit të mbarë shkollor, në nisjen e rrugëtimin tuaj drejt dijes dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur, plot me ngjyra si ëndrrat tuaja!Uroj gjithashtu shumë suksese edhe për të gjithë nxënësit në këtë vit të ri shkollor, në përpjekjet e tyre për nxënien e dijeve të reja, aq të domosdoshme në përballimin e dallgëve të jetës” shkruan  ndër të tjera Meta ndërsa ka postuar dhe foto ku shihet i ulur në bankën e një shkolle me nxënës.

Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor. Kreu i qeverisë ka zgjedhur një mënyrë të veçantë, pasi ka publikuar në facebook-un e tij 10 nxënës, yje në mësimi.

“MIRËMËNGJES dhe me këta 10 yje që shkëlqejnë me shembullin e tyre në çdo lëndë mësimi, ju uroj të 455 mijë nxënësve nga klasa e parë në të dymbëdhjetën, mësuesve e prindërve të tyre në të gjithë Shqipërinë, një Vit të Ri Shkollor sa më të mbarë”, shkruan Rama krah fotove.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034418106079102