INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xherdan Shaqiri në pushime me këngëtaren e njohur shqiptare? Ky DETAJ i thotë të gjitha! [FOTO]

Xherdan Shaqiri në pushime me këngëtaren e njohur shqiptare? Ky DETAJ i thotë të gjitha! [FOTO]

Publikuar më: 10:34 23-07-2020

Prej kohësh në të gjitha mediat po përflitet për lidhjen midis futbollistit Xherdan Shaqiri dhe këngëtares Dhurata Ahmetaj.

Asnjë prej tyre nuk e ka pranuar lidhjen dhe madje as në rrjetet sociale nuk shohim foto të përbashkëta, por detaje të ndryshme siç janë udhëtimet e shpeshta të këngëtares drejt Londrës kanë bërë që të lindin dyshimet e para.

Madje pak kohë më parë burime të sigurta thanë për mediat se futbollisti dhe këngëtarja janë në një lidhje prej më shumë se një viti.

Së fundmi këngëtarja ka nisur pushimet dhe e shohim teksa poston disa foto nga bregdeti ndërsa në mediat e ndryshme online thuhet se ajo dhe futbollisti mund të jenë duke i kaluar pushimet bashkë.

Screenshot_20200722-114431_Instagram.jpg

 

Këngëtarja e njohur nuk ka vendosur të tregojë se ku po pushon, por sipas mediave të huaja dhe shqiptare ajo dhe Xherdani mund të jenë duke kaluar pushimet bashkë.

Mirëpo e gjitha kjo ishte një aludim, sepse Xherdan Shaqiri nuk i ka nisur ende pushimet. Futbollisti i njohur ishte pjesë e ekipit të Liverpool mbrëmjen e kaluar, pasi festoi titullin kampion në Angli pas fitores kundër Chelsea.

xa.png

 

Pra, Dhurata është me pushime, por jo me Xherdanin.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268