INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Kam humbur shumë koncerte’, Bujar Qamili tregon pengun i mbeti pa realizuar për shkak të COVID-19

‘Kam humbur shumë koncerte’, Bujar Qamili tregon pengun i mbeti pa realizuar për shkak të COVID-19

Publikuar më: 21:33 22-07-2020

Këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili në një intervistë me gazetaren Irini Meçe nga shtëpia e tij ka folur për koncertin e mbajtur ku qytetarët e ndoqën nga ballkoni i shtëpisë së tyre për shkak të pandemisë.

Gjatë intervistës ai ka treguar edhe se i ka mbetur peng realizimi i një repertori të bukur shkodran. “Më ka mbetur peng realizimi i një repertori të bukur shkodran me rreth 12-15 këngë”, u shpreh ai duke treguar se ishte një nga gjërat që i ka mbetur peng dhe që pret ta realizojë së shpejti.

Më tej ai tregoi po ashtu se për shkak të koronaviorusit ka humbur shumë koncerte.

“Më ka mbetur peng realizimi i një repertori të bukur shkodran me rreth 12-15 këngë. Të realizoj të koncert në Pallatin e Kulturës, me orkestrën e madhe simfonike dhe them se me koncertet recitale e mbyllim. Me koncerte , klipe apo këngë do të vazhdoj sërish, por me orkestër është vështirë. Kjo është dëshira ime që dua ta realizoj”, tregoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658