INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhensila me tekst 'thumbues' ndaj Besit në këngën e re: Mos më kërko, e di o shpirt që...

Xhensila me tekst 'thumbues' ndaj Besit në këngën e re: Mos më kërko, e di o shpirt që...

Publikuar më: 11:37 20-06-2024

Xhensila Myrtezaj po bëhet gati për lansimin e projektit të saj më të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar edhe një fragment të këngës.

“A ca po vjen, ca po vjen”, shkroi këngëtarja në postimin e saj në ‘InstaStory’.

Për më tepër, ajo që pikasi vëmendjen e të gjithëve ishte teksti i këngës së saj të re që dukej mjaft pikant.

“Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë”, është një pjesë nga teksti i këngës që do të sjellë Xhensila.

Disa mund të spekulojnë se me këto fjalë mund të ketë thumbuar Bes Kallakun, duke qenë se për muaj çifti spekulohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Madje, javë më parë u raportua se dyshja kanë filluar procedurat për divorc.

Article Logic
Execution time: 0.0037188529968262