INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xheloze për Granitin e Big Brother?! FIFI bën veprimin që s’pritej!

Xheloze për Granitin e Big Brother?! FIFI bën veprimin që s’pritej!

Publikuar më: 14:31 16-10-2021

Ndjenjat mes këngëtares Filloreta Raçi dhe Granit Canës brenda Big Brother Vip duket se po rriten dita-ditës. Këtë e tregojnë edhe skenat e xhelozisë së Fifit së fundmi. Pas një loje të Big Brother, ku banorët do të tregonin mendimin e tyre për secilin, ka qenë shkak e shpërthimit të xhelozisë së Fifit.

Fifi mendon se po ndërhyn mes Ganitit dhe një personi tjetër që Graniti mund të ketë pëlqim. Graniti nga ana tjetër e ka siguruar se nuk ka asgjë me askënd tjetër brenda shtëpisë.

Në dhomën e rrëfimit Fifi është shfaqur duke qarë dhe duke treguar se është shumë konfuze.

“Ai ma ka bo fakt që nuk është ashtu si mendoj unë.Më beso se kjo që po qaj sot nuk është vetëm për këtë çështje, jam e mbushur”, është shprehur Fifi.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998