INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj: 2 200 forca policie të angazhuara në aksion në zonat e përmbytura [VIDEO]

Xhafaj: 2 200 forca policie të angazhuara në aksion në zonat e përmbytura [VIDEO]

Publikuar më: 13:22 03-12-2017

Në operacionet e shpëtimit të popullsisë në zonat e përmbytura janë angazhuar 2200 forca policie. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj inspektoi sot zonën e përmbytur në Vlore e Fier ndërsa tha se me forcat e impenjuara drejt për së drejti në operacion janë edhe 400 mjete të gatishmërisë së lartë. Ministri përgëzoi dhe falenderoi për sakrificën e bërë në këto operacione forcat e Emergjencave Civile, ato të Policisë së Shtetit dhe FA. Një falënderim të veçantë ministri bëri për grupet e Emergjencave të ardhura nga Kosova. Situata e vështirë është përballuar me koordinimin e të gjitha njësive dhe me bashkërendimin  e pushtetit vendor. Xhafaj tha se shpreson që situata e përmbytjeve të përfundoj me  sa më pak dëme materiale.

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004