INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria nën pushtetin e reshjeve. Në disa zona situata e përmbytjeve kritike

Shqipëria nën pushtetin e reshjeve. Në disa zona situata e përmbytjeve kritike

Publikuar më: 14:10 03-12-2017

Reshjet e shiu do të regjistrohen në gjithë vendin gjatë ditës së dielë. Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeo- Shkencave do të shënohen reshje shiu dhe shtrëngata, duke bërë që situata e përmbytjeve në vend të mos shkojë ende drejt normalizimit. Kritike mbeten situata në zonat përreth Vjosës në qarqet Vlorë dhe Fier ku parashikohet se do të vazhdojë përmbytja me prurje shumë të larta. Sipas të dhënave të Institutit të Gjeo- Shkencave gjatë ditës së Diel (dt.03.12.2017), reshjet maksimale 24 orare, priten mesatare deri lokalisht intensive. “Shenjat e Alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë hequr nga tabela e qarqeve, sepse këto përmbytje e kanë kaluar pikën kritike përgjatë natës së kaluar. Mbeten aktive paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes nga Lumi Vjosa në qarqet Fier dhe Vlorë. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike rezulton se, në pjesët fushore të këtyre lumenjve do të vazhdojë përmbytja me prurje shumë të larta nga Lumi Vjosa. Lumi Vjosa do të fillojë të tërhiqet në shtratin e tij natyral përgjatë fundit të ditës së Hënë”-konstaton ky institut. Ndërkohë në pjesët e sipërme të baseneve në qarqet Elbasan, Gjirokastër dhe Berat do të ulet rreziku nga përmbytja, për këtë arsye shenjat e alarmit janë hequr nga tabela. Ditën e dielë reshjet do të vazhdojnë me një intensitet mesatar deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7 °C / 13 °C, në vendet e ulta: 6 °C / 13 °C DHE në vendet malore -1 °C / 6 °C.

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225